Aktivitet trajnues me temë: “Bashkëndërgjyqësia e detyrueshme. Jurisprudenca e Kolegjit Administrativ/Civil të Gjykatës së Lartë”

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizoi më datë 7 Mars 2024 aktivitetin trajnues me temë: 

“Bashkëndërgjyqësia e detyrueshme. Jurisprudenca e Kolegjit Administrativ/Civil të Gjykatës së Lartë”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspert: Dashamir Kore

Lehtësues: Iva Zemani

 

Qëllimet kryesor të këtij aktiviteti trajnues: 

  1. Efektet e (mos) perfeksionimit të ndërgjyqësisë së detyrueshme në procesin gjyqësor civil dhe administrative, 
  2.  Qasja e jurisprudencës së Gjykatës së Lartë për institutin e ndërgjyqësisë së detyrueshme.

 

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  1. Kuptimi i ndërgjyqësisë në procesin civil, llojet e saj, dallimet mes ndërgjyqësisë së detyrueshme/fakultative/kryesore/dytësore. 
  2. Raste të praktikës gjyqësore për formimin e rregullt të ndërgjyqësisë. 
  3. Efektet e formimit të gabuar të bashkëndërgjyqësisë së detyrueshme.